Bullgari, dështon referendumi për ndërtimin e një centrali atomik të ri
Numri i vogël i votuesve ka bërë që të dështojë referendumi i mbajtur dje në Bullgari për ndërtimin ose jo të një centrali të ri atomik në këtë vend.Sipas mediave bullgare në referendum, dolën vetëm 20% prej afro 7 milionë shtetasve me të drejtë vote. Për të qenë referendumi i vlefshëm kërkohet të paktën pjesëmarrja prej 60%.Sipas mediave vendase, shumica e atyre që votuan, ishin në favor të ndërtimit të një centrali të ri atomik.Referendumin e ka inicuar opozita e majtë, pasi qeveria pro-perëndimore e kryeministrit Boyko Borisov, vitin e kaluar, anuloi një marrëveshje me Rusinë, në vlerë prej 10 miliardë eurosh, për ndërtimin e një kapaciteti atomik prej 2 mijë megavatësh në qytetin verior, Belene.Aktualisht, Bullgaria e ka një central atomik me kapacitet prej 2 mijë megavatësh në qytetin Kozloduy.