Heqja e lapidarit, shqiptarët e Luginës së Preshevës takim me OSBE-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2013, 08:56
Komisioneri i lartë për pakica kombëtare pranë OSBE-së, Knut Volebek, do të takojë sot në Bujanoc përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare të Luginës së Preshevës, raportojnë mediat serbe.Sipas burimeve të njëjta, takimi do të zhvillohet me kërkesë të shqiptarëve që në zgjidhjen e problemit të lapidarit të UÇPMB-së të përfshihet edhe komuniteti ndërkombëtar.Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se nuk dihet nëse në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.Më 20 janar, xhandarmëria serbe ka larguar nga Presheva lapidarin e UÇPMB-së, çfarë ka nxitur reagimin e autoriteteve shqiptare atje, por edhe të atyre në Prishtinë e Tiranë.