Kosovë, Thaçi rizgjedhet kryetar i PDK-së

Me vetëm një votë kundër, delegatët e Kongresit së Partisë Demokratike të Kosovës kanë rizgjedhur Hashim Thaçin kryetar të këtij subjekti politik.Para se të votohej, Thaçi ka kërkuar nga delegatët që votimi për Kryetar të bëhet me votë të fshehtë, e jo me votë të hapur. Ky propozim është hedhur në votim, dhe përveç Thaçit, të gjithë delegatët kanë votuar që votimi të jetë i hapur. Dhe kështu ka ndodhur.Vetëm një delegat ka votuar kundër Thaçit, të gjithë kanë votuar pro kandidaturës së tij.Ndërkohë Kongresi e VI-të e PDK-së ka nisur me dy orë vonesë. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar një ditë më parë, në punimet e kësaj konvente zgjedhore nuk po marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Jakup Krasniqi si dhe një nga themeluesit e kësaj partie Hydajet Hyseni.Hapjen e punimeve e ka bërë Basri Musmurati, ndërsa më pas është zgjedhur Kryesia e Punës.Për këtë detyrë janë zgjedhur Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Flora Brovina, Vlora Çitaku, Xhavit Haliti, Ganimete Musliu, Arsim Bajrami, Drita Kadriu dhe Ramë Buja.