Nju Jork, vijojnë negociatat për emrin e Maqedonisë

Ndërmjetësuesi i OKB-së në bisedimet për emrin Metju Nimiç do të takohet sot në Nju-Jork me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis  për të zhvilluar raundin e ri të bisedimeve.Sipas mediave maqedonase janë parashikuar bisedime të ndara të Nimiçit me Jolevskin dhe me Vasilakisin, ndërsa më pas edhe takim i përbashkët.Thirrja për vazhdim të bisedimeve pason pas një muaji jo të plotë pas vizitës së Nimicit në Maqedoni dhe Greqi. Gjatq vizitës në këto dy shtete ai paralajmëroi se do të përshpejtojë dinamikën e negociatave në Nju-Jork. Me të dy negociuesit, Jolevskin dhe Vasilakisin, theksoi, do të punojë në përpunimin e ideve të cilat janë konstruktive dhe përgatitura dhe shpreson se do të ketë progres.Maqedonia, siç deklaroi presidenti Gjorge Ivanov, pret angazhim të përforcuar nga Nimiç dhe dinamizëm në bisedimet për emrin."Nimiç shprehu optimizëm gjatë vizitës së tij të fundit, i kuptoi pozicionet dhe qëndrimet tona për shkak se debatohej për gjëra konkrete nga procesi. Presim që ajo që është dëgjuar nga ai në Shkup dhe Athinë, t'ua transmetojë përfaqësuesve tanë dhe dialogu të fitojë një dinamikë më të madhe", tha Ivanov.Ndërkohë, eurokomisari për zgjerim Stefan Fyle propozoi takim me shefat e diplomacive të së dy vendeve, Nikolla Poposki dhe Dimitris Avramopulos, me qëllim që Komisioni Evropian të ketë kontroll të drejtpërdrejtë në procesin e negociatave për emrin dhe të ndërtohen konkluzionet për Maqedoninë nga Këshilli i BE-së në dhjetor.Pala e Maqedonisë e pranoi propozimin duke e vlerësuar si pozitiv dhe të mirëseardhur, dhe si mundësi për ndërtim plotësues të besimit midis dy vendeve.Athina zyrtare, madje, e refuzoi me qëndrim se në këtë fazë nuk ka nevojë për një takim të tillë dhe se fillimisht duhet të shihet se çfarë do të dalë nga takimi i ardhshëm i përfaqësuesve të të dy vendeve me ndërmjetësuesin Metju Nimiç në Nju-Jork më 29 dhe 30 janar.