Maqedoni, opozita proteston sot në Shkup

Opozita e bashkuar maqedonase “Aleanca e së Ardhmes” e kryesuar nga LSDM do të zhvillojë sot një një marshim nëpër rrugët e Shkupit.Drejtuesit e LSDM kanë theksuar se marshimi do të zhvillohet para institucioneve shtetërore për të protestuar korrupsionin e partisë në pushtet VMRO-DPMNE.Marshi do të përfundojë pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga opozita akuzohet për skenare dhe ngjarje të dhunshme në Maqedoni.“Ky pushtet refuzon që të marrë përgjegjësinë për ngjarjet e 24 dhjetorit të dhunës në Parlament, kur u përjashtua opozita, si dhe u pezulluar demokracia në vend. Për këtë lëvizja jonë e rezistencës po bëhet më e fuqishme për çdo ditë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Andrej Petrov.LSDM ka paralajmëruar se nga java tjetër do të vazhdojë me bllokimin e rrugëve dhe protestave, për të detyruar pushtetin për rikthimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje për të ardhmen e vendit.