Bullgari, referndum për ndërtimin e një centrali bërthamor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2013, 13:08
Bullgarët do të votojnë sot në referendumin i cili përcakton nëse duhet të ndërtohet ose jo një central bërthamor.Sidoqoftë, raportohet se referendumi ka të ngjarë të dështojë për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve.Referendumi u iniciua nga opozita socialiste pasi qeveria e kryeministrit Bojko Borisov, vitin e kaluar ka braktisur një plan të kompanisë Atomstroyexport, pronë e Rusisë, që të ndërtojë një central të ri në Belene.Raportet thonë se teksti i referendumit i referohet ndërtimit të një centrali të ri bërthamor, por nuk është bërë e qartë se a duhet që ky central të ndërtohet në Belene apo t’i shtohen njësi të reja centralit ekzistues në Kozlodui.