Mungesa në Konventën e PDK-së, Veseli takon sot Krasniqin
Konventa e VI-të e Partisë Demokratike të Kosovës ka filluar ditën e djeshme dhe në të nuk kanë marrë pjesë disa nga figurat themeluese të kësaj partie.Përveç Fatmir Limajt dhe Hydajet Hysenit, në Kuvend nuk ishte i pranishëm as Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Jakup Krasniqi.RTK raporton, se PDK është e interesuar që Krasniqi të jetë pjesë e procesit dhe për këtë arsye ditën e sotme është caktuar një takim mes Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit.Sipas RTK-së Veseli do të mundohet të bindë Krasniqin, që sot të jetë pjesë e kësaj konvente, në të cilën do të zgjidhen organet e reja drejtuese dhe kryetari i partisë.Krasniqi nëpërmjet një letre ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e këtij Kuvendi ndërkohë që shumë herë ka thënë se Veseli edhe pse është anëtarësuar vonë në këtë parti zyrtarisht, ai edhe më parë ka qenë pjesë e vendimeve të kësaj partie.