Daçiç: Serbia nuk ka pretendim territorial ndaj Maqedonisë

Kryeministri serb Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia është e interesuar për marrëdhënie të mira me Maqedoninë dhe se nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj fqinjit të saj jugor.Deklarata e Daçiç u bë gjatë vizitës së tij në Shkup ku ai mori pjesë në kremtimet e festës serbe, e njohur si dita e Shën Savës.“Ne jo vetëm që nuk kemi pretendime territoriale, por ne do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë të maqedonasve dhe të Maqedonisë”, ka deklaruar DaçiçKryeministri serb është ndaluar edhe tek çështja e Kosovës, duke theksuar se raporti i bashkësisë ndërkombëtare ndaj popullit serb, në të kaluarën nuk ka qenë në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare serbe, sidomos siç tha ai rreth çështjes dhe popullit serb në Kosovë.“Vlerësoj se të gjitha çështjet e hapura në rajon duhet të zgjidhen përmes rrugës paqësore dhe mjete paqësore, dialog dhe me marrëveshje, ashtu si Shën Sava pajtonte vëllezërit që ishin zënë”, deklaroi DaçiçNdërkohë Kryeministri Nikolla Gruevski, i pranishëm në këtë aktivitet, tha se qeveria që ai drejton mbetet e përkushtuar për integrimin e serbëve në shoqërinë maqedonase dhe avancimin e të drejtave të tyre.Ndërkohë Kryeministri Nikolla Gruevski, i pranishëm në këtë aktivitet, tha se qeveria që ai drejton mbetet e përkushtuar për integrimin e serbëve në shoqërinë maqedonase dhe avancimin e të drejtave të tyre.“Përparimi dhe plotësimi i marrëdhënieve tona le të jetë një udhërrëfyes që do të përcillet si pasuri e trashëguar tek gjeneratat e tanishme dhe të së ardhmes. Respekti  dhe bashkëpunimi midis popullit maqedonas dhe serb gjithmonë ka qenë përparësi e jona, që vazhdimisht duhet ta zhvillojnë dhe që  do të ketë kontribut serioz në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për popujt tanë”, deklaroi kryeministri Gruevski.Sipas tij, përcaktimet e Qeverisë së Maqedonisë janë për përparimin e mëtejshwm dhe forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Serbinë.