Daçiç provokon sërish shqiptarët: UÇPMB si “Al Kaeda”

Kryeministri serb Ivica Daçiç nuk heq dorë nga qëndrimi i tij mbi shqiptarët, duke hedhur sërish paralelizma mes vendosjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë me vendosjen e përmendores së Al Kaedës në Nju Jork apo të ndonjë grupi terrorist në Spanjë apo Londër.“Serbia nuk është Republikë Banane, ajo ka ligjet e saj. Nëse në Nju Jork ekziston përmendorja e Al Kaedës, apo përmendorja e grupeve terroriste në Spanjë apo Londër, unë nuk mund ta komentojë këtë, por kjo për mua nuk është gjë tjetër veçse provokim ndaj Serbisë. Në Preshevë ka 22 përmendore të UÇK-së, UÇPMB-së dhe kështu me radhë, shteti ka heshtur derisa nuk u vendos ajo përmendore në qendër të Preshevës përpara objektit të Komunës. Kjo nuk është e mundur..nuk ka asnjë lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut. Shteti është shtet, ekziston dialogu përse nuk kanë kërkuar leje për vendosjen e përmendores. Unë nuk kam kërkuar asgjë që nuk ekziston në shtetet e tjera në botë. Uë nuk e di se si janë rregullat në Maqedoni por te ne ligji është i qartë”, deklaroi Ivica Daçiç, kryeministër i Serbisë.Ndërkaq i pyetur se kur shqiptarët e Preshevës do t’i gëzojnë të drejtat e njëjta që gëzojnë serbët në Kosovë, Daçiq me një dozë cinizmi tha se kjo do të ndodh atëherë kur serbët do t’i gëzojnë ato në Kosovë. Kryeministri serb gjithashtu duke nënvizuar angazhimin e tij rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës tha se ky problem nuk mund të zgjidhet sa kaq liderët shqiptarë nuk duan të bisedojnë për territore.“Ju e dini për çfarë angazhohem unë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe Metohisë. Ju duhet të ju drejtoheni liderëve shqiptar pasi ata nuk duan të bisedojnë, nuk duan të lidhin çështjen e njërit territor me territorin tjetër sepse nuk guxojnë nga perëndimi”, u shpreh Ivica Daçiç, kryeministër i Serbisë.Kryeministri serb Ivica Daçiç i cili u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake sot në Shkup, komentoi erdhe reagimin e BDI-së rreth vizitës së tij, respektivisht se kjo vizitë nuk do të ishte në të mirë të marrëdhënieve ndër-fqinjësore pas aktit të heqjes së lapidarit në Preshevë.“Kur unë mund të bisedoj me Thaçin në Bruksel, nuk e di përse reagojnë nga kjo parti të mos mund të bisedoj me mikun tim Nikolla Gurevskin, dhe popullin mik maqedonas”, tha Ivica Daçiç, kryeministër i Serbisë.Dy kolegët Gruevski dhe Daçiç ndërkaq gjatë takimeve të sotme, kokë më kokë dhe në takimet plenare nënvizuan raportet e ngushta mes dy shteteve dhe gatishmërinë për thellimin akoma më shumë të marrëdhënieve politike dhe ekonomike në të ardhmen. Në këtë kuadër ata paralajmëruan edhe një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në muajin maj.Ndërkaq kryeministri Daçiç tha se çështja e hapur mes dy kishave ortodokse dhe dallimet në çështjen e Kosovës mbeten si probleme kryesore mes dy vendeve. Për të cilën siç tha ka kërkuar nga Gruevski që të ketë qëndrim të përmbajtur përderisa vijon dialogu deri në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi.