Kacin dhe Lunaçek përshëndesin takimin e paralajmërur Nikoliç-Jahjaga

Raportuesit e Parlamentit Evrpian për Serbinë dhe Kososën, Jelko Kacin dhe Ulrike Lunaçek, përshëndetën takimin e paralajmëruar të presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliç dhe presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, pasi sipas tyre do të përmirësojë situatën në rajon .Sipas tyre, përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe do të jetë parakusht për progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, gjë që nënkupton marrjen e datës për fillimin e negociatave.Kacin ka thënë se çdo takim i zyrtarëve më të lartë i kontribuon vendosjes së mirëbesimit dhe të marrëdhënieve nomale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan gazeta serbe “Danas”.Kacin ka shfaqur shpresën se ky takim do të jetë “kthesë në qasjen e çështjeve rajonale te Nikoliç, i cili mund të kontribuojë edhe më shumë në pajtimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”,Ndërsa Ulrike Lunaçek thekson se “fuqishëm mbështet takimin e presidentëve të dy shteteve – Serbisë dhe Kosovës”.“Suzana Grubjeshiç, zëvendëskryeministre e Qeverisë serbe, ka konfirmuar në Bruksel se Nikoliç do të takohet me Jahjagën, por nuk ka dhënë datën e takimit”, raporton kjo gazetë.