Protesta e VV-së në Preshevë, mediat serbe: Kurti po rrit tensionet

Shumica e mediave më të njohura në Serbi kanë raportuar të shtunën për protestën solidarizuese për shqiptarët e Preshevës. Medvegjës dhe Bujanocit të organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”.“Protestuesit kanë mbajtur pankarata me mbishkrimet : “Stop terrorit ndaj popullit shqiptar”, “Lugina është e jona”. Po ashtu kanë kërkuar që Beogradi të respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe ta kthejë lapidarin e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës...”, ka raportuar agjencia e lajmeve B92, tek citon kërkesën e liderit të VV-së Albin Kurti.“Ai ka thënë se shqiptarët në jug të Serbisë jetojnë në represion e njëjtë siç kanë jetuar bashkëkombasit e tyre në Kosovë gjatë viteve 90. Ai ka theksuar se Serbia po synon ta ndryshojë strukturën etnike në Luginën e Preshevës” citon kjo agjensi.Radiotelevizioni i Serbisë raportit të huazuar nga mediat e tjera online i ka vënë titullin: “Kurti rrit tensionin”.Komentet e lexuesve në portalet serbe, të bazuara kryesisht në parrullat që kanë mbajtur demonstruesitkanë qenë të shumta.“Kështu kanë bërë edhe në Jugosllavinë e Titos, dhe u është shpaguar ...”. ka shkruar ndër të tjera njëri prej lexuesve në portalin “Vesti Online