Kryeministri serb Daçiç vizitë në Maqedoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2013, 08:15
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç do të nisë sot një vizitë dy ditore në Maqedoni.Gjatë vizitës në Shkup, Daçiç do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentarin, Trajko Veljanovski.Daçiç i shoqëruar edhe nga ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakovic do të marrë pjesë edhe në kremtimet e festës së madhe serbe "Sveti Sava".Ende nuk dihet se cila është tema kryesore e takimit mes Daçiç dhe holomogut të tij maqedonas Nikolla Gruevski.Ndërkohë, muaj më parë, Parlamenti i Maqedonisë me votat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së miratoi marëveshjen për bashkëpunim policor mes Maqedonisë dhe Serbisë, për patrullim të forcave policore serbe në territorin e maqedonas.