Greqi, protestë në mbështetje të punonjësve të metrosë
Grupe të ndryshme punëtorësh janë bashkuar në rrugët e kryeqytetit grek në shenjë solidariteti me nëpunësit e metrosë të cilët u detyruan të riktheheshin në punë me forcë pas nëntë ditësh grevë që paralizoi trafikun publik në Athinë.Nënpunësit e metrove protestuan kundër uljes së pagave. Ata u urdhëruan të riktheheshin në punë të premten ose përndryshe do përfundonin në burg.Sipas ligjit në fuqi të përdorur, i cili përdoret në kohë lufte, apo në ditë fatkeqësish natyrore, punëtorët mund të arrestohen dhe të burgosen për më shumë se pesë ditë. Protestuesit kanë hedhur parulla kundër qeverisë."Ne e mbështesim shqetësimin e transportit publik. Jemi kundër këtyre vendimeve pasi këto bien ndesh me të drejtën tonë kushtetuese për të protestuar"Pavarësisht trafikut të krijuar dhe banorët e kryeqytetit e kanë mbështetur protestënNënpunësit e metrove kundërshtojnë përfshirjen në një skemë të përbashkët pagash për sektorin publik, në kuadër të reformave të marra nga qeveria e Samaras.