Festivali Ndërkombëtar i Filmit, starton sot me "Nata e madhe" të Hastel
Tiranë - Starton sot në orën 19.00 Festivali Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Akademinë Marubi.Do të jenë rreth 50 filma të cilat tematikë kryesore kanë sensibilizimin e shoqërisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Natën e parë të festivalit e hap filmi " Nata e Madhe" i regjizorit çek Peter Hastel.Risi e këtij viti, është bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit për organizimin e forumeve me pjesëmarrjen e gjimnazistëve të kryeqytetit ku do të diskutohet për të drejtat e njëriut dhe mbrotjen e tyre.Filmat e përzgjedhur në festival janë nga e gjithë bota dhe janë përgjithësisht filma të cilat janë censuruar në vendet e tyre.Një tjetër risi e festivalit është se pas shfaqjes së çdo premiere çdo ditë në orën 22.00 do të organizohet një koncert ku janë të ftuar të gjithë./nzh/oranews online/