Rruga e Serbisë drejt BE, Serwer: Të ketë shkëmbim Ambasadorësh me Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2013, 09:32
Eksperti amerikan, Daniel Serwer, ia ka “shuar” shpresat Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.Serwer ka thënë se Serbia mund të marrë një biletë për në BE, por kjo gjë sipas tij, do të ndodh pas një dekade.Ai ka thënë se marrëveshja për veriun e Kosovës, përfshinë normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, transmetojnë mediat serbe.Kjo marrëveshje dhe ky normalizim i marrëdhënieve mes dy shteteve, mjafton që Serbia të marrë datën për integrim në BE, por sipas Daniel Serwer, Serbia duhet të shkojë tutje në për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe shkëmbimin e ambasadorëve.