Serbia provokon në kufi, xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës

Pjestarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar të enjten Portën numër 1 të kufirit Kosovë-Serbi dhe kanë hyrë qindra metra brenda territorit kosovar.Mediat vendase raportojnë se xhandarmërria ka qëndruar për disa orë në territorin e Kosovës.Ndërkaq thuhet se hyrja e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe, qindra metra në thellësi të territorit të Kosovës, është bërë me qëllim të “mbrojtjes” nga ndonjë sulm të Portës 1, të pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.Ndërkaq, qeveria e Kosovës nuk ka qëndrim për aksionin e xhandarëve fqinj.