Wilhelm: Kosova në OKB, temë dialogu
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç dhe ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, janë pajtuar se anëtarësimi i Kosovës në OKB mund të jetë temë vetëm në kornizat e “dialogut për zgjidhjen e përgjithshme të çështjes së Kosovës”.Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm ka deklaruar se “e kanë kuptuar gabimisht” kur ka folur për anëtarësimin e Kosovës në OKB.Ai ka deklaruar se nuk ka thënë se karrigia e Kosovës në OKB është kusht për Serbinë që të nise negociatat për anëtarësimin në BE.Wilhelm duke folur për këtë temë në Vërshac, se bashku me kryeministrin serb, Ivica Daçiç, ka thënë se Kosova si adut e ka BE-në, kurse Serbia OKB-në.Nderkaq Ivica Daçiç ka theksuar se Serbia nuk është e përgatitur që për Kosovën në OKB të bisedohet “sa për sy e faqe”.“Nëse flitet për zgjidhjen e përgjithshme, kjo temë do të jetë në rendin e ditës”, ka thënë Daçiç.Ai është pajtuar që kjo çështje herët a vonë do të vije në rend ditë dhe ka theksuar se është plotësisht e qartë që kjo është e rëndësishme për Kosovën.