Shqiptarët tolerantë? Fatos Lubonja: Papa është keqinformuar

Tre ditë nga ardhja e Papa Franceskut në Tiranë, analisti i njohur Fatos Lubonja kërkon që kjo vizitë të mos keqpërdoret.Në një bashkëbisedim me gazetaren Jonida Shehu në emisionin “Natën Vonë” të 18 shtatorit, në RTV Ora News, Lubonja thotë se Papa është keqinformuar sa i takon tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri. Vrasja e 40 priftërinjve të klerit katolik nga komunizmi është provë e mungesës së tolerancës.“Nuk mundet nacionalizmi i shekullit 20 dhe komunizmi i Enver Hoxhës dhe ateizmi të shiten si bashjkëjetesë fetare.”Gjithashtu ai thotë se ekziston rreziku që Ati i Shenjtë të përdoret nga kasta politike që e ftuar për të legjitimuar vetveten. Ja një pjesë e bisedës.Cili është rreziku?“Rreziku është që kjo figurë kaq popullore të përdoret më shumë nga kasta politike që e ka ftuar për të legjitimuar vetveten përmes gjithë kësaj ceremonie. Imazheria “bashkë me Papën, afër Papës ‘ e gjithë kjo është sugjestive për njerëzit dhe harrohet një gjë shumë e rëndësishme: Të legjitimohet një kastë politike e cila ka 20 vjet që nuk punon aspak për të pakësuar varfërinë por e ka polarizuar ekstremisht shoqërinë, në ca pak të pasur e shumë të varfër e të pasigurt në jetë dhe që kërkon mes të tjerave të japë një mesazh që nuk është i vërtetëToleranca?Ka një kontradikson mes gjithë atyre të vrarëve dhe asaj që quhet tolerancë. Paradoksi i madh që duhet të thellohen është ky: Si është e mundur që paskemi kaq shumë tolerancë?!Nuk mundet nacionalizmi i shekullit XX dhe komunizmi i Enver Hoxhës dhe ateizmi të shiten si bashjkëjetesë fetare. Ky është thelbi”(Ndërhyn Jonida Shehu: Papa deklaroi se tolerance ishte arsyeja që vinte)Jo çdo gjë që thotë Papa është e vërtetë. Papa është informuar keq dhe ky është problemi. Dikush duhet tja shpjegojë Papës që si ka mundësi që ky vend që është kaq intolerant ka bashkëjetesë fetare? Mendimi im është ky, që e njoh historinë e Shqipërisë më mirë. Nacionalizmi shqiptar ndryshe nga ai grek dhe serb nuk është ndërtuar mbi dualizmin komb-fe e krishterë, siç e kanë serbët, përshembull.Shqiptarët, pikërisht se kanë qenë të feve të ndryshme, kur ndërtuan nacionalizmin, -pasi ky u ndërtua siç u ndërtua në vendet e tjera në shek XIX mbi thënien e Vasho Pashës mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria- Nuk kishte bashkëjetesë, dhe ka plot fakt e që e vërtetojnë këtë. Dhe Vaso Pasha e bëri thirrjen sepsë ishte problemU ndërtua nacionalizimi që i uli fetë nga roli kryesor dhe protagonisti i bashkimit u bë gjuha dhe kjo ka anën e vet negative sepse duke lënë fetë mënjanë dhe shumë vlera që sjellin fetë, dhe u bashkua dhe ateizmi i Enver Hoxhës i cili duke i trajtuar fetë dhe klerikët si agjentë të huaj dhe duke u mbështetur tek feja e shqiptarit është shqiptaria, i bashkoi dhe atezmin e komunizmit, që thotë feja është opium për popullin e eliminomi fenë. Si mund të flasim për bashkëjetejesë , gjërat që nuk kanë ekzistuar sepse u eliminuan fare.A kemi sot bashkëjetesë?Ka një traditë, është mirë që flitet për bashkëjetesë por nuk mjafton, pasi nëse i lë njerëzit në injorancë e padrejtësi atëherë njerëzit shumë kollaj mund të instrumrentalizohen dhe feja është një nga instrumentet më të rëndësishëm që mund të manipulojnë njerëzit.Nuk mundet që ne të mbulohemi prapa këtij miti dhe të themi shiko si bashkëjetojmë, por realiteti nuk është kështu, realiteti është goxha i brishtë. Nganjërherë nuk flitet për bashkëjetesë por për ndarje e jetesë më vete. fatos lubonja (Ne foto: Fatos Lubonja përballë gazetares Jonida Shehu në emisionin  'Natën Vonë")