VIDEOLAJM/ Mbërrin në Durrës makina e Papa Franceskut
Ka mbërritur në Tiranë, makina e Papa Franceskut. Makina tip Benc Mercedes, e bardhë, ka ardhur përmes portit të Durrësit dhe e shoqëruar me makinat e policisë është vendosur në ambjentet e presidencës.Makina është e hapur dhe jo e blinduar. Ati i Shenjtë ka shprehur dëshirën që të lëvizë në Tiranë me një makinë të thjeshtë, edhe pse kisha katolike shqiptare i kërkoi Vatikanit që Papa të udhëtonte me masa më të larta sigurie.Papa Francesku do të vizitojë të dielën Tiranën, dhe me këtë mjet do të lëvizë në rrugët e kryeqytetit nga ku do të përshëndesë edhe besimtarët e shumtë që pritet të marrin pjesë në messhën masive të orës 11 00 në Sheshin "Nënë Tereza".Autoritetet policore shqiptare kanë garantuar për sigurinë e Papës, ndërsa në Tiranë prej javësh ndodhen edhe agjentë të sigurimeve të huaja inteligjente.
(Ne foto: Makina e Papes duke hyrë në portin e Durrësit)Ja axhenda e plotë e Papës në Shqipëri më 21 shtator7.30 NISJA me avion nga Aeroporti i Romës, Fiumicino, për në Tiranë9.00 MBËRRITJA në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të TiranësPRITJA ZYRTARE NGA KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË dhe disa përfaqësues të Kishës Katolike.9.30: CEREMONIA E MIRËSEARDHJES në oborrin e PresidencësVIZITË KORTEZIE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS.10.00 TAKIM ME AUTORITETET në Sallën e Pritjes së Presidencës – Fjalim i Atit të Shenjtë.11.00 MESHA E SHENJTË në Sheshin “Nënë Tereza”. Predikimi i Atit të ShenjtëLUTJA E ENGJËLLIT TË TËNZOT dhe fjalët e Atit të Shenjtë.Në orën 11:00, Papa Françesku, do të kremtojë Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”. Do të bashkëkremtojnë me Atin e Shenjtë 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.Në meshë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe dashamirësit që kanë dëshirë të jenë pranë Atit të Shenjtë. Në hapësirën para altarit, do të vendosen një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Françesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.Në lidhje me mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje, janë marrë të gjitha masat e duhura nga institucionet shtetërore në bashkëpunim me Kishën Katolike.a. Këshillohet që hyrja dhe vendosja e pjesëmarrësve në shesh të kryhet sa më herët, për të shmangur konfuzionin dhe për të respektuar udhëzimet organeve të sigurisë, para mbërritjes së Atit të Shenjtë.b. Ministria e Shëndetësisë do të vërë në dispozicion disa ambulanca dhe ekipe mjekësore, që do të ndodhen në sheshin pas stadiumit “Qemal Stafa”.c. Për të asistuar pjesëmarrësit do të jenë në shesh një numër i madh vullnetarësh të Kishës Katolike dhe të Shtetit Shqiptar, si edhe do të vendosen disa tenda për të shpërndarë ujë.e. Vendet e caktuara për parkim janë:– Automjetet që vijnë nga Veriu do të parkohen në krah të rrugës së ish-Fushës së Aviacionit.– Automjetet që vijnë nga Jugu do të parkohen në sheshin “Garibaldi” dhe në stadiumin “Selman Stërmasi”.– Automjetet që vijnë nga Juglindja do të parkohen në rrugën “Gjeneral Nikols”.13.30 TAKIM DHE DREKË ME IPESHKVINJTË SHQIPTARË dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.Në mjediset e Nunciaturës Apostolike Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e Brendshëm Z. Sajmir Tahiri me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.16.00 TAKIM ME KRERËT E BESIMEVE TË TJERA DHE KOMUNITETEVE TË KRISHTERA në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” . Ati i Shenjtë duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti musliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.17.00 KREMTIM I LUTJES SË MBRËMËSORES me Meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës . Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri. Përveç lutjes së Mbrëmësores, gjatë këtij takimi do të ketë edhe dy dëshmi nga një meshatr dhe një motër që i kanë mbijetuar periudhës së egër të komunizmit.18.30 TAKIM ME FËMIJËT E QENDRËS BETANIA dhe me një përfaqësi personash të qendrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri në Qendrën Betania. Qendra “Betania” në Bubq do të jetë ndalesa e fundit e Atit të Shenjtë para nisjes drejt aeroportit të Rinasit. Në këtë qendër janë të strehuar aktualisht rreth 70 fëmijë, ndër të cilët shumica janë jetimë, ka fëmijë të braktisur dhe me probleme të shumta sociale. Pjesë e këtij takimi do të jenë përfaqësues nga qendra të shumta Caritas nga mbarë Shqipëria, të cilët ushtrojnë veprimatrinë e tyre bamirëse në zona të ndryshme.19.45 CEREMONIA E LARGIMIT në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.20.00 NISJA me avion nga Tirana drejt Aeroportit të Roma Ciampino-s.21.30 MBËRRITJA në Aeroportin e Roma Ciampino-s.