Kapen vrasësit e të moshuarave në Durrës, njëri nipi. I torturuan për t'u treguar arin

Durrës – Një nga të arrestuarit për vrasjen e dy të moshuarave në Durrës është vetë nipi i Gjinofeva Vavës. Ngjarja makabre është zbardhur nga vetë 28-vjeçari Artur Kacanolli, teksa është marrë në pyetje nga policia e Durrësit.I riu me banim në Shijak ishte në dijeni se në shtëpinë e nënës së tij, Gjinovefa Vavës, kishte flori, ndaj është organizuar së bashku me 41-vjeçarin po nga Shijaku, Indrit Shaqen, për të hyrë vjedhurazi gjatë natës për të marrë metalin e shtrenjtë.Ky i fundit, Indrit Shaqja, ka kërkuar ndihmën e 28-vjeçarit nga Elbasani, Velson Elmazi, dënuar më parë me 4 vjet burg për përdhunim, për të finalizuar grabitjen.Artur Kacanolli është djali, që vajza e njërës prej viktimave, ka nga martesa e parë. Më herët, nëna e Artur Kacanollit ka kërkuar në banesën e dy të moshuarave për flori me metalkërkues, por pa gjetur gjë.Nipi ishte në dijeni. Krimi është ekzekutuar nga shtetasit Indrit Shaqo dhe Velson Elmazi, të cilët kanë hyrë në banesë pasi kanë thyer dritaren e katit të parë të banesës.  Indrit Shaqo ka qenë i armatosur me nje armë zjarri, pistoletë.Për të realizuar qellimin e tyre kriminal autorët i kanë lidhur në gjymtyrë dhe iu kanë bllokuar gojën dy të moshuarave, duke iu shkaktuar asfiksinë.Dy kunatat, Elsa dhe Gjinovefa Vava, u gjetën të pajeta mëngjesin e dy shtatorit, nga një prej familjarëve. Ndërsa një e moshuar e tretë, e paralizuar ndodhej në dhomën ngjitur kur ka ndodhur krimi.Ngjarja barbare revoltoi të gjithë opinionin publik për mënyrën si ishte kryer krimi, mbi dy gra dhe për më tepër, edhe të moshuara.Video momenti i arrestimit të Artur Kacanollit dhe Velson Elmazit19 shtator 2014, njoftimi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të DurrësitDrejtoria e Policisë së Qarkut Durrës ka arritur të zbardhë vrasjen e Gjenovefa dhe Elsa Vavës me 2.9.2014.Është bërë ndalimi i shtetasit Velson Elmazi, 28 vjeç, lindur e banues në Elbasan, i dënuar më parë me 4 vjet për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Indrit Shaqja, 41 vjeç, lindur e banues në Shijak, i dënuar për krime kundër jetës dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale.Gjithashtu, është arrestuar për mbajtje pa leje të municioneve luftarake dhe si i dyshuar bashkëpunëtor në këtë krim, shtetasi Artur Kacanolli, 28 vjeç, lindur e banues në Shijak, i padënuar më parë. Veprimet u kryen në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Vrasja që ndodhi më 2 shtator 2014 VIDEO Oranews.tv