Ish-gardisti e gardiania në burg, gjobitën pasanikët me foto intime
Tirane- Ermal Mrruku,ish gardisti 27 vjeçar i cili me foto dhe video intime shantazhonte biznesmenë dhe njerëz të pasur në Tiranë,do të qëndrojë në burg.Sot Gjykata e Krimeve të rënda të njëtën masë ka vendosur dhe Klodiana Driza, (ne foto) e cila punonte në burgun e Vaqarrit,e dyshuar si bashkëpunëtore e Mrrukut. 28 vjecari ka mohuar akzuat përballë gjykatës,duke argumentuar se ishte një kurth i të dashurës së tij dhe personave të përfshirë në këtë histori.Ndërsa prokuroria e Krimeve të Rënda solli si prova video dhe foto, të cilat kanë dokumentuar aktivitetin kriminal të ish-gardistit. 28 vjeçarja Driza joshte burra të martuar dhe të pasur kryesisht,duke lënë takime intime me ta. Kjo ishte dhe koha kur ndërhynte Ermal Mrruku, i cili me anë të fotove dhe videove shantazhonte këta persona.Edhe sikur kjo formë presioni mos të funksiononte, 28-vjeçari përdorte dhunën dhe kërcënimet me jetë. Në shumë raste prezantohej si i dashuri i Klodianës dhe në tilla kushte kur kishte zbuluar një tradhti, bënte presion për të përfituar sa më shumë. Shuma të cilat paguanin viktimat që binin pre e kuthit ishin të ndryshme nga 3 deri në 60 mijë euro,ndërsa në raste të tjera përfitonin dhe prona të paluajtshme si apartamente. Arrestimi i Mrrukut u bë në rrugën “Mine Peza” dhe ky aksioni u filmua nga kamera e Ora News.
(Në foto: Ermal Mrruku sot në Gjykatë)