“Nënë Tereza” gati për Papën, zhduken makinat nga Bulevardi
Tiranë- Jemi në detajet e fundit, “Nënë Tereza” është pothuajse gati të mirëpresë Papa Françeskun pas tre ditësh.Përveç altarit dhe elementëve teknikë të meshës, forma është pothuajse e plotë.Sheshi ka marrë një pamje edhe më të bukur që kur është ideuar nga arkitekti italian, Bozio.Por për të ndjekur Papën në shesh kur ai të drejtojë meshën që bekon Shqipërinë ditën e dielë do të jetë një mision i pamundur, të paktën me makinë.Në Bulevad nga sot ndalohet parkimi, ndërsa të dielën brenda unazës së qytetit do të ndalohet tërësisht qarkullimi i automjeteve.Pra nësë doni të shikoni nga afër Papën, zgjidhni të ecni në këmbë.Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të ndjekin dhe dëgjojnë nga afër meshën përgjatë gjithë Bulevardit, janë vendosur fonitë dhe ekrane të cilat mundësojnë një shikueshmëri shumë të mirë.