Delvinë, drogë me mushka në malin e Sopotit, trafikantët qëllojnë policinë

Ndonëse Lazarati u quajt fshat i hequr nga harta e drogës, ai sërish prodhon drogë. Së fundmi është shënuar në thellësi të malit të Sopotit, shkëmbim zjarri mes policisë së Sarandës e Delvinës dhe një grupi trafikantësh droge.Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë Delvinës pasi janë njoftuar në rrugë operative, kanë nisur ndjekjen e trafikantëve. Nga shkëmbimi i zjarrit fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar.“Strukturat e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Delvinë me mbeshtetjen e strukturave te Drejtorisë së Policise Vlorë kanë organizuar një operacion policor antidrogë, ku si rezultat i të cilit është bërë e mundur të kapet një sasi rreth 250 kg lëndë narkotike, e cila do të trafikohej në Greqi nëpërmjet malit Sopot me kafshë.Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri automatik me të cilin është në drejtim të policisë dhe po kërkohet një armë e dytë. Gjate veprimeve për kapjen e trafikantëve njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë”thuhet në njoftimin e policisë.Policia ka arrestuar 4 trafikantët që po transportonin drogën nga Lazarati për në Delvinë, F.O 14-vjeç nga fshati Vergo, Erion Xhuvani 20-vjeç nga Saranda, Mario Lamaj 23-vjeç nga Delvina dhe Klausi Cepe 22-vjeç nga fshati Kalase.Ndërkohë nga ana e bluve vijon operacioni për krehjen e zonës dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikantëve.Piramida 2014Piramida