Regjistrim online për në Universitet, AKP: 22 shtatori afati i fundit, ose “digjeni”

Tiranë- Maturantët fitues për në Universitet kanë të drejtë të regjistrohen online në këtë fazë të parë deri në datën 22 shtator.Lista përfundimtare del më 29 shtator, por maturantët duhet të tregojnë kujdes të plotësojnë opsionin për të vazhduar në preferencën më të lartë nëse nuk kanë fituar në programin e parë që preferojnë.Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Rezana Vrapi, tha se mosregjistrimi në këtë fazë paraprake heq të drejtën e vazhdimit të Universitetit.Pas regjistrimit online dhe pas daljes së listës përfundimtare, kandidatët për studentë do të regjistrohen duke paraqitur dokumentacionin përkatës në sekretaritë e Universiteteve.