Mesazhe paqeje nga vendi ku dërgoheshin kërcënime

Tiranë- Ky pallat që u ndërtua për të mbledhur kupolën e regjimit komunist të dielën e 21 shtatorit do të kthehet në dritaren më të madhe të lirisë.400 gazetarë, zëra, kamera e blice do ti përcjellin botës rrugëtimin e Papa Françeskut nga ish-vendi më ateist në botë.Brenda Pallatit, (dikur i Kongreseve)  që sot quhet i Koncerteve, ka ende mbetje të idesë të atyre që e ndërtuan këtë objekt për kongrese që ndoshta gazetarëve të huaj do ti shfaqen si dëshmi interesante për reportazhet e tyre nga vendi që vuajti gjatë diktaturën komuniste.Kanë mbetur dhe pak orë që kjo sallë të jetë gati dhe impenjimi nuk mungon as nga Kisha katolike, as nga stafi i Kryeministrisë dhe Ministria e Shëndetësisë.Në brendësi të pallatit do të do të ketë një fast-food dhe një qëndër e impovizuar shëndetësore, sepse gazetarëT do të rrinë orë të tëra.Ndërsa brenda sallës, ky ekran i madh do tu japë mundësi gazetarëve të shohin meshën e atit të shenjtë.E ndërsa orët ecin, Nuncin Apostolik në Shqipëri, kryeipeshkvin imzot Ramiro Moliner Inglés pa nga afër atë që po bëhet për këtë vizitë historike.Për herë të parë, Pallati i Koncerteve ka rampe për P.A.K. Ndërsa jashtë tij, në bulevardin kryesor 40 martirët janë dëshmi e atyre që vuajtën komunizmin.Pas meshës së shenjtë, takimeve, Papa Françesku me thjeshtësinë që e karakterizon do të drekojë në restorantin e Ambasadës së selisë së shenjtë.pallati i koncerteve