Lezhë, koncerti "Vox Barok" për nder të Papa Françeskut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2014, 14:29
Lezhë-Është çelur sipari i aktivitetëve në prag të vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë. Në katedralën e "Shën Nikollës" në Lezhë është dhënë një koncert ku kanë qenë të pranishëm autoritetet vendore si dhe me dhjetra besimtarë.Koncerti "Vox Barok" nën interpretimin e violinistës Abigeila Voshtina dhe Jusuf Beshiri kanë tërhqeur për rreth dy orë vëmendjen e të pranishmëve.Arqipeshkvi i Lezhës Ottavio Vitale tha se vizita e Papës, tregon rëndësinë që ka për të Shqipëria, vendi fqinj i ItalisëVox Barok, është i pari, mes një sërë aktivitetesh që do mbahen në vijim deri në mbërritjen e Papës në Shqipëri.