Rishikimi i Buxhetit, Bode: Rama po mashtron, fsheh dështimet
Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode e ka konsideruar buxhetin shtesë të qeverisë si një mashtrim të radhës të kryeministrit Rama.Në një dalje për mediat nga selia blu, Bode u shpreh ai çka bëri Rama është një mashtrim propagandistik, menjëherë pasi u largua misioni i FMN.“Dje kryeministri Rama bëri gënjeshtrën e radhës elktorale, një mashtrim shtesë për një buxhet shtesë që s’qënka parë prej 5 vitesh. Ky mashtrim propagandistik vjen fill pas largimit pa deklaratë publike të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili shprehur hapu r pakënaqësinë që ritmika e të ardhurave nuk plotësonte pritshmërinë e tyre.Kryeministri shprehet për rishikim të buxhetit me rritje, por nuk tha sesa dhe si dhe ende nuk ka publikuar projektin e vet”, deklaroi Bode.Po ashtu deputeti demokrat ka akuzuar kryeministrin Rama se mashtroi kur tha se do të rriste me 152 milionë dollar investime publike. Sipas tij të gjitha këto Rama poi bën për të fshehur dështimet e qeverisë.“Kryeministri pa ju dridhur zëri mashtroi me zë të lartë në ditën me diell se do të rrisë me 152 milionë dollarë investimet publike. Zanati i tij i vjetër i sharrjes dhe i përbaltjes së ish-mazhorancës, i sheqerosur me histori borxhësh nuk vjen më dot në ndihmë. Të dhënat e 8-mujorit flasin për 220 milionë dollar investime publike me pak krahësuar me 8 mujorin e vitit të kaluar. Edhe pse borxhin e kanë rritur në mënyrë galopante, edhe nëse thërret në ndihmë alibinë e tij të preferuar tashmë bajate, atë të borxheve të qeverisë së mëparshme, të cilat i deklaron se i ka shlyer tërrësisht, përsëri i duhen rreth 120 mln dollar që të hedhë lumin.Përfundimisht deklarimi i një buxheti shtesë, është një mashtrim shtesë i qeverisë Rama përballë rritjes së pakënaqësisë publike dhe dështimeve në ekonomi.Çdo rritje e të ardhurave apo shpenzimet e buxhetit në këtë fazë do të sillte rritjen e dificitit në buxhet. Ajo që është duke ndodhur janë vetë arnime buxhetore që synojnë rialokojnë dështimet apo paaftësitë e qeverisë”, tha Bode.