Australian Open, kinezja Li Na arrin në finale
Kinezja Li Na ka arritur për të dytën herë në finalen e saj në Australian Open, në tri vitet e fundit.Të enjtën ajo mundi tenisten Maria Sharapova me rezultat 6 me 2 në të dy setet.Li do të luajë me të parën në renditje dhe mbrojtësen e titullit të kampiones, Viktoria Azarenka, e cila mundi adoleshenten amerikane Sloane Stephens (Stefens).Bjellorusja Azarenka, mori një pushim mjekësor gjatë ndeshjes, dhe u tha se ajo kishte dhimbje në kraharor.Temperaturat në qarkun e Melburnit kanë arritur në 36 gradë celsius.Li dhe Azarenka do të përballen të shtunën në finalen e femrave.Tek meshkujt, Novak Gjokoviq kaloi në finalen e tij të tretë radhazi, duke mposhtur të renditurin e katërt David Ferrer me rezultat 6-2, 6-2 dhe 6-1.Gjokoviç do të luajë me fituesin e gjysëmfinales së të premtes, ndërmjet të dytit në renditje Roger Federer dhe të tretit Andy Murray.