FSHZH fillon punën për rikonstruksionin e rrugës Duhanas - Roshnik

Fondi shqiptar i zhvillimit vijon me invesitmet në rrugët e vendit.Këtë herë ndërhyrjet po bëhen në rrugën 11.5 km të gjatë, Duhanas - Roshnik në Berat. Ekspertë të fondit shqiptar të zhvillimit thanë se janë 7 mijë banorë ata të cilët do të përfitojnë nga kjo ndërhyrje, duke lidhur lehtësisht komunat me njëra tjetrën por dhe rrugët nacionale. Fondi shqipar i zhvillimit së bashku me partnerët Europian ka vlerësuar nevojën për ndërhyrje, për shkak se amortizimi ishte në nivele ekstreme, duke vështirësuar jetesën e këtyre banorëve. Drejtori i fondit shqiptar i zhvillimit, Benet Beci, pa nga afër ecurinë e punimeve.Përfaqësuesi i Delegacionit Europian në Tiranë, François Begeot, kreu një vizitë në këtë objekt për të parë nga afër ndërhyrjet.Rruga e re do të ketë një gjerësi asfalti 4.75 m dhe dy bankina nga 0.5 m. Ajo do të jetë e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, sinjalistikë, kanalizime, trotuare për zonat e banuara si dhe vepra arti. Punimet në të do të zgjasin 1 vit. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor do të lehtësojë banorët e më shumë se 6 fshatrave në këto dy komuna për të qarkulluar në kushte normale transporti duke lehtësuar lidhjen me shërbimet arsimore, shëndetësore  si dhe tregjet.