“Alarm” i gjen strehë djalit të gruas së vrarë
Ky është Mariglen Çeliku, 13 vjeçari i cili fëmijërinë e tij nuk po e kalon mes librash dhe shokëve të shkollës, por mes vetmisë, skamjes dhe vuajtjes.Pasi përjetoi ndarjen e prindërve të tij kur ishte shumë i vogël, në Dhjetor nga ekrani i televizorit, ai mësoi lajmin tragjik, se njerku i tij i vrau nënën, në mënyrën më mizore, me sëpatë.Vuajtjet për Mariglenin mesa duket nuk paskan pasur të sosur. Që kur nëna e tij u lidh në martesë për herë të dytë, Marigleni jetonte rrugëve të kryeqytetit, duke kërkur ushqim e pak ujë për të mbajtur shpirtin gjallë.Por fatmirësisht rasti i Mariglenit u trajtua në emsionin “Alarm”, i cili falë gatishmërisë së institucioneve shtetërore, i siguroi atij një strehë. Marigleni, tashmë nuk do endet rrugëve, por do ketë një strehë në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”.Tashmë, dëshira e Mariglenit është të bashkohet me motrat e tij në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, një bashkim që ndoshta do mbushë zbrazëtinë në zemrën e të voglit.