Ekspozitë me rërë dhe rruaza

Kjo është vetëm një ekspozitë me materialet më të vlersuara të Vangjel Ndrios.Ai ka një jetë të tërë që punon për këto imazhe, portrete apo natyra të qeta. Kjo nuk është vetëm puna e një piktori sepse këto imazhe nuk janë të pikturuara, por të punuara me rërë, me rruaza apo objekte të tjera të vendosur në këtë harmoni ngjyrash.Ky është njëri nga portretet më të mëdha të 78-vjeçarit, Ndrios. Ai tregon se si ka punuar vetëm me rruaza me imazhin e Nënë Terezës, mes improvizimit të qiellit, tokës, lutjes dhe portretit të Nobelistes.Po në portret gjendet edhe Isamil Qemali, flamuri që ai ngriti në 1912-ën, portretet e Skënderbeut si dhe përplasja e mendimeve për të improvizuar këto imazhe të veçanta ku dominojnë ngjyrat e ndezura.