Drama e Namik Dokles, Mitropolia: Është spekuluar me deklaratat tona

Drama “Shën Maria e Beratit”, ka sjellë sërish në një reagim Mitropolinë e Korçës, por kësaj radhe për të qetësuar disi konfuzitetin pas anullimit të shafqes.Sipas tyre ka pasur spekulime me deklaratat e Mitropolisë dhe e vetmja deklaratë është ajo e bërë nga zëdhënësi i kësaj Mitropolie, ndërsa distancohen nga cdo lloj tjetër komenti individual që mund të jetë bërë.“Qëllimi i kësaj deklarate është për të qartësuar edhe njëherë qendrimin e Mitropolisë së Korcës rreth spekulimeve të disa mediave dhe individëve të ndryshëm rreth të ashtuquajturave deklarata të Mitropolisë, në lidhe me dramën “Shën Maria e Beratit”. E vetmja deklaratë zyrtare e Mitropolisë është ajo që u dha zyrtarisht nëpërmjet zëdhënësit të saj. Cdo spekulim tjetër nuk i përgjijget të vërtetës. Kërkojmë që raportimet të mos përhapin konfuzion dhe pasaktësi. Gjithashtu është spekuluar me faqe në internet, që janë individuale dhe nuk paraqesin opinionin e Mitropolisë. Ne distacohemi nga cdo opinion që nuk përcjell etikë të krishtetë dhe që nuk respekton dinjitetin e cdo njeriu”, thuhet në reagim.Dy ditë më parë, Namik Dokle, autori i veprës “Shën Maria e Beratit” i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si jashtë konteksit dramatik dhe duke e shpjeguar me faktin sipas tij se drama nuk ka të bëjë me asnje ceshtje fetare apo politike, por eshte krijim i mirefilltë artistik.Drama e cila filloi të shfaqej në teatrin e Korces “Andon Zako Cajupi” në datën 19 janar, pas 5 ditësh u ndërpre për arsye të reagimit të fortë nga komuniteti ortodoks.