IS tjetër video ekzekutimi, i pritet koka pengut britanik
Ndërsa paralajmëroi një reagim të ashpër pas deklaratave të SHBA dhe Aleatëve se do të shkatërrojnë Shtetin Islamik, reagimi nuk ka vonuar. Është postuar në internet video e ekzekutimit të punonjësit britanik të shpërndarjes së ndihmave humanitare, David Haines.Një video prej më shumë se dy minutash nis me një deklaratë të Cameron kundër Shtetit Islamik për të vijuar më pas me mesazhin e xhihadistit John.Ndërsa dy videot e para ishin një mesazh drejtuar kreut të Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama. Video e tretë është një mesazh për aleatët e SHBA.Ekzekutuesi që sërish shfaqet i mbuluar dhe i veshur me të zeza fajëson kryeministrin britanik David Cameron për bashkimin e forcave me Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik.Terroristi paralajmëron se ky vendim i Cameron do të çojë popullin britanik drejt një lufte tjetër të përgjashkshme që as kësja here nuk mund të fitohet.Ekzekutimi i 44 vjeçarit erdhi menjëherë pasi familja e tij publikoi një mesazh përmes të cilit kërkohej që shteti islamik të kontaktonte me ta.Reagimi i Cameron nuk ka vonuar. Ndërsa i shprehu ngushëllime familjes së David Hanes kryeministri britanik tha se qeveria e t ij do ti gjejë vrasësit dhe ata do të përballen me drejtësinë, sado që të kalojë koha.Menjëherë pas publikimit të videos Cameron ka mbledhur Komisionit e Emergjenës Kombëtare për të marrë vendime se si të procedohet.Ndërkaq Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklerarë nga presidenti Barack Obama që dënon vrasjen barbare. "Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah mikut dhe aleatit të afërt në pikëllim dhe marrje vendimesh." Thuhet në këtë deklaratë ndërsa premtohet se bashkë me aleatët SHBA do të çojnë para drejtësisë autorët e këtij akti barbar dhe do të shkatërrojnë këtë organizatë që përbën kërcënim për botën.Ekzekutimi i britanikut David Hanes vjen pasi terroristët vranë në të njëtën mënyrë edhe dy gazetarët amerikanë Jim Foley dhe Steven Sotloff.