Sërish luftime në lindje të Ukrainës, rebelët prorusë: Kauza për pavarësi vazhdon

Armëpushimi mes forcave ukrainase dhe rebelëve prorusë në lindje të vendit ka ulur nivelin e luftimeve mes palëve, por nuk e ka shuar totalisht luftën siç parashikon marrëveshja.Ende në disa zona të Donjeskut dhe Luhanskut ka vatra të pashuara të konfliktit, ku 5 ushtarë kanë humbur jetën që nga shpallja e armëpushimit më 5 shtator.Kreu i Republikës së vetshpallur e pavarur deklaron se situata në vend nuk është e qetë."Në ditën e parë të armëpushimit, ne kemi humbur një person dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur. Si e shpjegon qeveria e Ukrainës këtë? Në fakt duhet të pranoj se shkalla e konflikteve ushtarake është reduktuar në masë të madhe që prej armëpushimit, por konfliktet janë ende të përditshme”.Por Purgin shtoi se pavarësisht armëpushimit, ata do të vazhdojnë kauzën e tyre për pavarësi.“Unë do të doja të përsërisja se Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut nuk do të formojnë aleanca politike me qeverinë e Ukrainës. Domethënë, kemi sovranitetin e referendumit të 11 majit dhe mbi këtë argument kërkojmë pavarësi”.Ndërkohë një karvan i dytë me 35 kamionë me ndihma ruse është nisur drejt lindjes së Ukrainës të shtunën në mëngjes.Autoritetet ruse deklaruan se tashmë po presin inspektimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të inspektuar ngarkesat dhe gjithashtu autorizimin e autoriteteve ukrainase për të nisur ngarkesën drejt personave të bllokuar nga konflikti.