Bylykbashi: Qeveria fshesë në administratë, konkurset e reja të jashtëligjshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2014, 15:33
Tiranë- Ndërhyrjet në ligjin e nëpunësit civil, por dhe vendimin për të kaluar në sitë të gjitha dosjet personale, Partia Demorkatike i cilëson fshësë dhe kanosje që qeveria po i bën administratës publike.Deputeti,Oerd Bylykbashi, në shkelje të plotë të ligjit gjen dhe vendimin e qeverisë për hapjen e konkurseve për vendet vakante në administratë.Sipas tij për sa kohë ka nëpunës civil në listë pritje, ligji e ndalon hapjen e konkurseve të reja.Demokratët theksojnë se shkarkimet masive nga administrata shtetërore kanë vetëm një qëllim, zevendësimin e tyre me militantë partiak.