'Papa' e kthen Pallatin e Kongreseve në Qëndër Mediatike me 16 mln lekë
Tiranë – Pallati i Kongreseve në Tiranë do të shndërrohet në Qendrën Mediatike të Shqipërisë, duke nisur që nga vizita e Papa Franceskut më 21 shtator. Rikonstruksioni tij dhe më pas, ngritja e Qendrës, do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 16 milionë lekë.Në këtë ndërtesë do të priten 70 gazetarët e atashuar në Vatikan, që shoqërojnë Papën në çdo udhëtim si dhe mbi 1000 të tjerë nga e mbarë bota, që do ta transmetojnë atë në rrjetet e tyre.Për ngritjen e Qendrës Mediatike në Pallatin e Kongreseve, Qeveria shqiptare ka miratuar sot vendimin për t’i shtuar Ministrisë së Kulturës, një fond prej 6 milionë lekësh për rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve dhe 10 milionë të tjerë, për realizimin e Qendrës Mediatike në Pallatin e Kongreseve.Vendimet e sotme të qeverisë janë firmosur nga Zvkryeministrit Niko Peleshi, pasi Kryeministri ndodhet në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Kinë.