Veliaj: Njerëzit s’ndihmohen me deklarata politike, por me gjera konkrete
Njerëzit ndihmohen vetëm duke bërë gjëra konkrete dhe jo duke dalë në deklarata e konferenca shtypi për tu marrë me lindje, vdekje apo dasma.Këtë deklaratë bëri nga Shkodra ministri i mirëqënies sociale, ndërsa mori pjesë në çeljen e panairit të artizanëve të rinj Shkodranë. Për ministrin Veliaj serioziteti i punës së bërë tregohet në numrin e të punësuarve.“Unë besoj se njerëzit nuk ndihmohen me konferenca shtypi, njerëzit nuk ndihmohen me deklarata politike, njerëzit nuk ndihmohen duke përdorur çdo lindje, çdo vdekje,çdo dasëm, çdo aksident. Por përdoren duke bërë gjera konkrete. Kështu mund të zgjidhim disa problem të punësimit. Statistika tregojnë se ai që ka një zanat mund të gjejë një punë sesa ai që rri e pret që puna ti bjerë në prehër dhe pretendon se anëtarësimi në parti mund ta bëjë drejtor”, tha VeliajI pyetur për shpenzimet e "Traku Fest", Veliaj tha se nga buxheti i shtetit shuma ka qënë zero lekë. Ndërsa për dasmën e tij të shumëpërfolur ai nuk bën shume komente, dhe shmanget kur e pyesin sesa ka kushtuar.Ministri Veliaj i bëri deklaratat pas inspektimit të disa shkollave profesionale në Shkodër, ku u njoh me kushtet që ofrojnë dhe përgatitjet e fundit që po bëhen për vitin e ri shkollor.