Vrasja në Mirditë për 2 milionë lekë, Dëshmia e gruas: I bëri shantazh

Orjeta, nëna e dy fëmijëve ende të mitur vazhdon të lëngoj në Spitalin e Traumës, jo vetëm nga plagët e armëve të zjarrit por dhe nga njolla që la pas vrasja e të shoqit, Roland Kaçorri në fshatin Lufaj në komunën Selitë të Mirëditës.Në momentin e tragjedisë së familjes së saj, vrullshëm u përcoll lajmi se bashkëshorti u vra nga shoku i fëmijërisë.Por vetë Orjeta në betejën e saj më opinionin negative të krijuar mohon se nderi është  arsyeja e kësaj historie dhe thotë se shkak është një shumë prej 2 milionë lekësh që autori, Azem Ukaj,  kërkonte tia merrte bashkëshortit të saj duke e shantazhuar.“Ka qenë duke pirë kafe, kur Azemi kishte shkuar dhe i kishte thënë: Hajde te shtëpia se kam një fjalë.  I kishte vendosur armën në fyt, herë gruas së vet dhe hërë Rolandit duke i thënë ta pranonte se i kishte ngacmuar bashkëshorten. Si Rolandi si bashkëshortja e tij e kishin mohuar, por Azemi i kishte kërkuar t'i jepte 2 milionë lekë, dhe nëse tregonte do të vriste. Pasi erdhi në shtëpi më tha se më kanë kërcënuar dhe më kanë kërkuar 2 milionë lekë.”Ajo ka marrë plumba në trup. Pasojat  janë në këmbën e majtë dhe në legen çka ka bërë që mjekët ende nuk i kanë garantuar se një ditë do të ecë sërisht. Vrasja ndodhi më 1 shtator 2014.