Itali, moti i keq prish darkën madhështore të bamirësisë

Një darkë madhështore u shtrua në një lagje në Parma të Italisë, ku rreth 1000 të ftuar morën pjesë, 100 kuzhinerë ishin angazhuar të gtuanin pjatat më të shijshme dhe 100 kamarierë ishin në dispozicion për të shërbyer. Të gjtiha të ardhurat do të shkonin për bamirësi por një stuhi e fuqishme ka prishur planin ndonëse u munduan të mbronin tavolinën e gjatë  300 metra. Por stuhia nuk fitoi, shunmë të pranishëm darkuan nën çadrat e tyre.