FOTO Kapet në Himarë aragosta 2 m, 27 kg, që tejkalon rekordin "Gines"
Himarë – Një aragostë 2 metra e gjatë në hapje e që peshon 27 kg, u kap nga rrjetat e peshkarexhës në ujërat e Himarës në zonë shkëmbore.Astrice është familja e aragostës në ujërat e Mmesdheut, të detit Jon dhe Adriatik. Deri më tani, një specie e tillë është kapur deri në 7 kg, në një kohë kur kjo specie, kapur së fundi në Himarë, është plot 27 kg dhe ia kalon edhe rekordit botëror të librit “Gines”, që është 20 kg.Peshkatarët e kanë shitur tek një biznesmen nga Tirana për gati 300 mijë lekë, ndërkohë nuk bëhet e ditur, me kërkesë të biznesmenit, identiteti i atij që e ka blerë specien me çmim tregu për kg si dhe që, pasi t’i konsumojë mishin, masën kockore t’a reklamojë në restorantin e tij në Tiranë.Nëse lajmi zgjerohet në mediat ndërkombetare, ky rast do të ishte unik edhe për specialistët e huaj të deteve e oqeaneve dhe të specieve nënujore, pasi e thyen rekordin “Gines”.Oranews.tv