Këshilli Mbikqyres, apel Kuvendit: Të zgjidhet ngërçi me kryeinspektoren

Këshilli Mbikqyrës i kërkon Kuvendit që të zgjidh ngërçin e krijuar me funksionin e Inspektorit të Përgjithshëm në kushtet e mungesës së tij.Aktualisht inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi është e arrestuar dhe tagrin për propozimin dhe emërimin e këtij posti e ka vetëm Kuvendi.Anëtarët e bordit të Bankës Qendrore kanë realizuar një mbledhje sot (10 shtator 2014) për të analizuar zhvillimet në tregjet dhe institucionet financiare, si edhe në veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë.Pavarësisht situatës së krijuar pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës theksojnë se përcaktimet ligjore janë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë edhe në situatën aktuale, por shprehin nevojën për organizimin e drejtimit të institucionit në një kohë të shpejtë.Pas analizimit të treguesve këshilli ka dalë në përfundimin se zhvillimet në tregjet e parasë, të këmbimit valutor dhe në atë ndërbankar, paraqiten të qëndrueshme , në përputhje me ecurinë e tyre sezonale dhe trendet historike.Gjithashtu të dhënat operative nga sektori bankar, tregojnë një ecuri normale të nivelit të depozitave dhe një situatë të qëndrueshme në zhvillimin e veprimtarisë.Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës rithekson angazhimin e plotë për ushtrimin me përgjegjshmëri të funksioneve që i cakton ligji. 

Deklarata e plote e Keshillit MbikqyresKëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u mblodh sot, në datën 10.09.2014 për të ndjekur nga afër dhe në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në tregjet dhe institucionet financiare, si edhe në veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë.

Mbështetur në informacionin e analizuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se zhvillimet në tregjet e parasë, të këmbimit valutor dhe në atë ndërbankar, paraqiten të qëndrueshme në drejtim të vëllimit të veprimtarisë dhe të luhatshmërisë, në përputhje me ecurinë e tyre sezonale dhe trendet historike. Të dhënat operative nga sektori bankar, tregojnë një ecuri normale të nivelit të depozitave dhe një situatë të qëndrueshme në zhvillimin e veprimtarisë.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh me ecurinë e masave të marra dhe vlerëson përpjekjet e drejtimit të Bankës së Shqipërisë për normalizimin e situatës. Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës thekson vlerësimin dhe mbështetjen e plotë për punën e personelit të institucionit qendror monetar.Këshilli Mbikëqyrës, ndonëse çmon se përcaktimet ligjore janë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë edhe në situatën aktuale, shpreh nevojën për organizimin e drejtimit të institucionit në një kohë të shpejtë. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e Kuvendit faktin që ligji nuk siguron vazhdimësinë e funksionit të Inspektorit të Përgjithshëm, në kushtet e mungesës së tij.Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës rithekson angazhimin e plotë për ushtrimin me përgjegjshmëri të funksioneve që i cakton ligji.