PD krijon 8 grupe pune, pas bojkotit, klonohen komisionet parlamentare
Partia Demokratike, ka ngrirë çdo marrëdhënie me Kuvendin e Shqipërisë duke lënë të kuptohet se bojkoti do të vazhdojë gjatë. Por kjo situatë e akullt në aksin e shkurtër PD-Parlament nuk e ka penguar, selinë blu që të ndërtojë grupet e punës për të bërë oponencën e cdo projkligji dhe vendimi të qeverisë.“Në kushtet e një vendimi politik të grupit parlamentar të PD për të bojkotuar Parlamentin. Kjo nuk do të thotë që deputetet e opozitës do të jnë gojëmbyllur . neve do të kemi fjalën tonë do të bëjmë oponencën në të gjitha hapësirat mediatike”, tha Vokshi.Janë tetë grupe, të ndarë në të njëjtën mënyrë si në komisionet parlamentare që do të funksionojnë në selinë blu gjatë kohës kur PD-ja do të vijojë bojkotimin e Kuvendit.Grupi i parë, icili ka vënë jëtë këtë praktike, ka qënë grupi për ceshtjet sociale, ku paralelisht me komsionin ne parlament ka shqyrtuar dy propjektliin për urdhrin e farmacisitit dhe urdhërin e mjekut.“Shëndetësia ashtu sikurse edhe ju jeni në dijeni, është në ditën më të zezë ku qeveria po dëshmon se po kap të gjitha shtyllat kryesore të shëndetësisë, qoftë me prokurimet, tenderimet e ilaçeve. Duke kaluar kaluar edhe tek kontrolli i të gjithë urdhrave që duhet të jenë të pavarura”, u shpreh Vokshi.Ngritja e këtyre grupeve të punës që funksionojnë si komisione parlamentare lënë qartë të kuptohet se PD dhe aleatët e saj përveç PDIU dhe Nard Ndokës nuk do të bëhen shpejt pjesë e Kuvendit.