Princ Leka II kundër rishkrimit të historisë: Po e bën kryetari i një partie
Prin Leka i II, pinjolli i familjes Zogu, një nga figurat më të debatuara të historisë së shqiptarëve, del kundër rishkrimit të historisë, nga një komision i ngritur nga qeveria.Në një përgjigje via email-, në përgjigje të interesit të Ora News, Princ Leka thotë se një komision i tillë nuk ka kredibilitet, dhe se çdo pasaktësi që lidhet me figurën e Mbretit, do të ballafaqohet me fakte nga oborri mbretëror."Jam plotesisht në dijeni të këtij debati. Fakti është që historinë po e rishikon një kryetar i një partie politike. Që këtu fillon mungesa e kredibilitetit. Për më tepër zotëria në fjalë, së bashku me anëtare të tjerë, është kundërshtar i hapur i figurës së Mbretit Zog dhe idhtar i kohës së komunizmit. Për aq kohë sa historinë do ta shkruajnë e rishkruajnë komunistët, vendi ynë fatkeqësisht do të mbetet larg të vertetës. Oborri Mbreteror do ballafaqojë me fakte çdo pasaktësi që lidhet me figurën e Mbretit. Në këtë moment nuk dëshiroj të shprehem më tepër publikisht"A do te politizohet historiaDrejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, ngre pikëpyetjen, nëse do depolitizohet historia nga puna e këtij komisioni?“Mendoj që është absurde të mendosh që dikush thotë që unë kam monopolin, unë jam në gjendje të bëj depolitizimin e historisë. Këtë nuk mund ta bëjë asnjë komision. Mendoj se alternativa e gjetur nga qeveria e mëparshme me tekste alternative respektonte të paktën këtë: Të kishin mundësi palët të shprehnin mendimet e tyre në dy grupe tekstesh”Sa i përket figurës së Enevr Hoxhës dhe Ahmet Zogut ai mban këtë qendrim:“Enver Hoxha duhet të krahësohet në raport me atë që bëri, me atë çka mund të bënte shoqëria në atë kohë. Nuk janë mohuar edhe arritjet që ka pasur shoqëria shqiptarë, psh elektrifikimi i vendit. Në kohën e Zogut kishim një shoqëri që ishte shumë e hapur ndaj Evropës, në kohën e Enver Hoxhës kemi një izolim të plotë”Pak ditë më parë, kryetari i komisionit të posaçëm për rishkrimin e historisë, Paskal Milo, hodhi dritë mbi shtyllat kryesore mbi të cilat do rishkruhet historia e shqiptarëve.