Dy kompani turke duan të ndërtojnë HEC-in e Skavicës, nisin bisedimet

Tiranë - Dy kompani turke kërkojnë të ndërtojnë hidrocentralin e Skavicës. Për këtë arsye, administratorët e “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”’, Nuretin Osmen dhe Serhat Taskinsu, kanë shkuar të takojnë sot Administratorin e KESH-it, Agron Hetojan.Burimet zyrtaretë KESH bënë të ditur se përfaqësuesit e dy kompanive turke që operojnë në fushën e infrastrukturës në energji dhe turizëm, shprehën gadishmërinë e tyre për këtë investim dhe kërkuan të njihen me elementët teknikë, ligjorë dhe financiarë për realizimin e saj.Gjatë takimit me Administratorin Hetoja, ata dhanë ide për ndërtimin dhe modelet e financimit për ndërtimin e HEC-in e Skavicës. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua dhe për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të sistemit energjitik shqiptar si dhe zhvillimet e pritshme në të ardhmen e afërt që do të sjellin ndryshime pozitive në tregun e energjisë elektrike. Ky takim do të pasohet edhe me vizita në HEC-et e kaskadës së lumit Drin.ar.sh/Oranews.tv