Të studiosh “Erasmus”, Shqipëria fond të pakët, MAS kërkesë për rritje

Të rinjtë nga Shqipëria që kërkojnë të studiojnë në vendet europiane nëpërmjet programit Erasmus janë më të paktët se moshatarët e tyre në vendet të tjera europiane si Italia apo Gjermania.Pavarësisht se pjesa më e madhe e deputetëve nuk kanë qenë shumë të qartë për këtë program studimi, ata i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit për të futur duart në xhep për të dhënë më shumë mundësi të rinjëve të studiojnë apo të specializohen jashtë vendit.Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit Arbjan Mazniku tha se do të kërkojë rritje të fondit.“Vetëm vitin që shkoi me programin Tempus Shqipëria ka tërhequr rreth 3.2 milionë euro, duke u bërë pjesë e këtij program. Ndërkohë që në këtë vit, korrikun e vitit që shkoi ne dërguam 15 studentë për të ndjekur studimet master. Vetëm kosto e këtyre studentëve do të ishte disa herë më e madhe sesa tarifa që pagohet për tu bërë pjesë e këtij programi. Në fazat në vuijim jemi duke parashikuar hapjen e një agjencie kombëtare për menaxhimin e Erasmusit i cili kërkon më shumë menazhim.”Gjithashtu do të krijohet dhe një agjenci kombëtare enkas për këtë program që ka si qëllim thithjen e fondeve euorpiane. Numri i studentëve të përshirë me Erasmus për këtë vit është 15 vetë.