Shkodër, tenton të hidhet nga Ura e Bunës, gruaja ndalet në kohë

Shkodër – Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, një grua, pasi ka hipur mbi parmakët e urës së re të Bunës, ka kërcënuar se do të vrasë veten duke u hedhur prej saj.Sipas informacionit të gazetarit Bepin Kolvataj, fatmirësisht, Policia me Shërbimin Zjarrfikës, kanë arritur t'i shpëtojnë jetën.Gruaja është identifikuar si Albana Llazani, 41 vjeçe dhe nuk dihen ende motivet që e shtynë në këtë akt.ar.sh/Oranews.tv