Një mozaik dedikuar Papa Françeskut nga piktori elbasanas
Në 21 shtator, kur pritet të vizitojë Shqipërinë, sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë të fokusuar tek Papa Françesku.Një nga ata është Gëzim Llalla, një piktor dhe skulptor i njohur elbasanas,i cili ka krijuar një mozaik të posaçëm, dedikuar Atit të Shenjtë. Ai është përpjekur të portretizojë në të, vlerat historike të vendit tonë, si edhe të japë mesazhin e harmonisë fetare.Në mozaik është vendosur një gur që ka brenda një kryq, simbol i lidhjes së hershme të Shqipërisë me Katolicizmin, si edhe një tjetër gur, simbol i grave të ZadrimësPiktori Gëzim Llalla kërkon që mozaiku t'i jepet dhuratë Papa Franceskut, madje, edhe nëse nuk ekziston mundësia t'i dorëzojë ai vet Atit të Shenjtë, ta bëjë një nga insitucionet.Për këtë i ka dërguar një shkresë edhe institucionit të Presidentit, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.