Totozani: Përgjegjësinë e Guvernatorit e përcaktojnë hetimet
Vlorë-Diskutimeve rreth skandalit të Bankës së Shqipërisë, nuk i ka shpëtuar as avokati i Popullit Totozani. Ky i fundit i pyetur nga gazetarët, u ka kërkuar pritjen e rezultatit të hetimeve për të vlerësuar përgjegjësinë e guvernatorit në këtë vjedhje.“Kemi nevojë që të dëgjojmë vendimin e gjykatave. Vendimi i gjykatave është vendimi që për mendimin tim duhet të presim të gjithë. Ndërsa roli që mund të ketë Avokati i Popullit është se nëse Fullani do ketë vërejtje në shkeljen e të drejtave në paraburgim, apo në trajtime të ndryshme që mund ti bëhen atij”, tha Totozani.Avokati i Popullit nuk ka mundur t'i shpëtojë as pyetjes rreth skandalit të Sarandës, në zyrën e deputetit të PS, për të cilën tha:“Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesave të qytetarëve dhe në bazë të iniciativës, pra kur gjykon që një ngjarje është e përmasave të mëdha në përdorim iniciativën për të mos ndodhur më. Por kemi një parashikim ligjor që cështja kalon në një proces gjyqësor, Avokati i Popullit është i detyruar të ndërpresë një procedurë të tillë. Ngjarja në fjalë ka qënë në një procedurë hetimore dhe nuk ka pasur vend për ndërhyrjen e AP”, u shpreh Totozani.Totozani ishte në Vlorë për implementimin e projektit pilot për bashkëpunim midis komunave dhe bashkive të këtij qarku, për përcjelljen e ankesave të qytetarëve drejt zyrës qendrore të Avokatit të Popullit nëpermjet internetit.