Avioni MH17, raporti i ekspertëve holandeze: Është qëlluar
Avioni i kompanisë Malajzia Airlines MH17 u rrëzua në lindje të Ukrainës, si pasojë e goditjes nga një numër i madh i objekteve me energji të lartë.Ka qenë ky përfundimi i një raporti paraprak i ekpertëve holandezë. Përfudimet e holandezëve janë në përputhje me teorinë e diskutueshme deri tani, se avioni është qëlluar nga një raketë.Luftimet e ashpra mes forcave ushtarake të Ukrainës dhe rebelëve prorusë në lindje të vendit më 17 korrik, u morën jetën 298 personave në bord, dy të tretat prej të cilëve nga holanda.Sipas raportit, avioni u rrëzua si pasoje e goditjeve të forta të objekteve të jashtme, duke përjashtuar ndonjë difekt teknik të avionit apo ndonjë gabim njerëzor nga pilotët dhe ekuipazhi.Hetuesit holandezë nuk kanë mundur të arijnë në vendin e ngjarjes për shkak të luftimeve mes palëve rivale në lindje të Ukrainës dhe raporti është bazuar në të dhënat e marra herët nga regjistruesi i zërit në kabinë, regjistruesi i të dhënave të fluturimit, të dhënat satelitore si dhe imazhe të tjera e informacione nga radarët.Ndërkohë pyetja se kush e qëlloi avionin, forcat ukrainase apo rebelët ka mbetur pa një përgjigje të qartë. Perëndimi dhe Ukraina mendojnë se rebelët prorusë kanë qëlluar avionin me raketa të furnizuara nga Rusia, kurse rebelët akuzojnë forcat ushtatare ukrainase.Rebelët thonë se ata nuk posedojnë raketa më të cilën u qëllua avioni. Ekspertët thanë se një raport përfundimtar do të marrë një vit kohë, për shkak të ndërlikimit të çështjes.