Zhilla: Punonjësit e Bankës së Shtetit janë të lidhur me politikën

Këshilli Mbikqyrës dhe punonjësit e Bankës së Shtetit nuk janë të ndarë nga klasa politike. Kështu ka deklaruar pedagogu dhe eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla në një intervistë për Ora News me gazetarin Edvin Peçi.Zhilla e lidh këtë me faktin që vetë kompozimi i Këshillit Mbikqyrës apo edhe emërimet në të, janë të tilla që nuk mund të flitet për një pavarësi nga politika.“Vetë kompozimi i Këshillit Mbikqyrës, deri diku, sepse jemi në raportin e kontrollit dhe balancimit. Vetëm emërimet që ndodhin në Këshillin Mbikqyrës, 5 anëtarët emërohen nga Parlamenti, 3 nga Këshilli i Ministrave dhe një nga vet Këshilli Mbikqyrës, çka do të thotë se nuk mund të flasim për një ndarje dhe pavarësi sterile nga klasa politike dhe kjo mbase nuk duhet kërkuar në këtë kontekst. Në momentin që Banka Qendëror del jashtë kontrollit efektet në tregun financiar janë të paparashikueshme, kam parasysh këtu 1997 dhe Shqipërisë nuk do i duhej një 1997 e dytë”, u shpreh Zhilla.Në lidhje me debatin, nëse Guvernatori i ri duhet të jetë i huaj apo shqiptar, Zhilla tha se prioritet duhet t’i jepet ekspertëve shqiptarë. Sipas tij e rëndësishme është që guvernatori të jetë një njohës i mirë i ekonomisë dhe një person i depolitizuar.“Roli i Bankave Qendrore ka një rol të dorës së parë sidomos në vendet si Shqipëria. Përcaktimin apo emërimin e një Guvernatori, unë nuk do ta përcaktoja nëse do ishte vendas apo i huja.Madje do të thoja që nëse kemi kapacitete të brendshme, pse jo duhet ti japim prioritet atyre. Megjithatë vetë profile i Bankës kërkon një ekspert dhe njohës të mirë dhe mbi të gjitha një person që të jetë i depolitizuar”, tha pedagogu Zhilla.Eksperti i sigurisë dhe korrupsionit e konsideroi arrestimin e Fullanit si një element pozitiv në luftën kundër korrupsionit, por “përsa kohë nuk kemi një vendim gjykata”-tha ai,- nuk mund të flasim për fajësi.ex/oranews.tv/